Inagurimi i Dhomës së Tregtisë Shqiptare në Itali/ Personalitete të huaja dhe shqiptare të pranishëm, mes tyre Pandeli Majko
Dy ditë më parë, u inagurua në Milano, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare në Itali.

Krijimi i Dhomës është rezultat i një pune mbi një vjeçare të një grupi nismëtar: investitorë të sukseseshëm, përfaqësues të spikatur të fushave të ekonomisë dhe financës, mjekësisë, diplomacisë.
Në takimin për themelimin e Dhomës që u zhvillua në kuadrin e vitit të Gjergj Kastriot Skëndërbeut kishte pjesëmarje masive nga komuniteti i biznesit dhe diskutime me shumë vlerë.

Morën pjesë dhe përfaqësues të sukseshëm të biznesit si Ylli Ujka dhe kryetari i Dhomës së tregtisë së Tiranës Nikolin Jaka.
Në takim mori pjesë edhe Gianbattista Armeloni, presidenti i Enaip Lombardia dhe Pandeli Majko, ministër për diasporën shqiptare.
Kjo ngjarje u shoqërua edhe me aktivitete kulturore artistike ku duhet përmendur pjesëmarja e tenorit të njohur Kastriot Tusha, si dhe humoristit shumë popullor në Shqipëri Florjan Binaj.
Kjo iniciativë lindi si rezultat i nevojës për të promovuar dhe mbështetur biznesin dhe investimet shqiptare në territorin italian si dhe biznesin dhe investimet italiane në territorin shqiptar.
Pritet që nëpërmjet dy vendeve të rritet cdo ditë bashkëpunimi ndërmjet bizneseve, po ashtu shtimi i investimeve reciproke të firmave italiane në Shqipëri ashtu si dhe të atyre shqiptare në Itali.
Por nga të gjitha burimet e informacionit del se ka akoma më shumë interes dhe nevojë për bashkëpunim, që inspirohet edhe nga dëshira e natyrshme për bashkëpunim ndërmjet dy popujve tanë dhe se ka edhe më shumë kapacitete dhe mundësi reale për investime reciproke të cilat duhen mbështetur dhe inkurajuar.
Ky fluks në rritje i bashkëpunimeve italo shqiptare ka nevoje të orientohet drejt, të promovohet dhe të mbështetet në mënyrë institucionale nga një institucion serioz, i besueshëm dhe i aftë për të kryer këte rol të rëndësishëm për komunitetet e bizneseve italiane dhe shqiptare.
Pjesë nga deklarata e Dhomës Tregtare Shqiptare
Ne jemi të bindur që Dhoma e Tregtisë shqiptare në Itali që ne themeluam sot, do të bëhet shumë shpejt institucioni që presin me të drejtë dhe kanë shumë nevojë komunitetet tona të biznesit, investitorët respektivë, si dhe shumë qytetarë të tjerë që mund të mbështeten tek ajo për shërbime të ndryshme.
Dhoma do të angazhohet me të gjitha forcat dhe kapacitetet për të mbrojtur interesat e të gjithë anëtarëve të saj dhe do të japë kontribut konkret në përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjes së nivelit të investimeve reciproke.
Dhoma jonë do të bashkëpunojë me strukturat përkatëse të administratave shtetërore të dy vendeve tona dhe me aktorët e tjerë të interesuar për të siguruar mbështetje reale dhe do të asistojë të gjithë anëtarët e Dhomës. Dhoma e tregtisë shqiptare në Itali do të jetë një shtyllë e fuqishme besimi për të gjithë veprimtarinë e komunitetit të biznesit, anëtarë të Dhomës.
Presidentja Luljeta Cobani dhe zëvendës presidenti Cesk Ivanaj falenderuan të gjithë të pranishmit për pjesëmarjen dhe angazhimin e tyre dhe i siguruan ata për angazhimin maksimal të Dhomës së Tregtisë shqiptare në Itali ne realizimin me sukses të misionit fisnik të saj.

Hapur Portal